Drejtori i Arkivit Shtetëror, Dr. Emil Krsteski pati një takim pune me Drejtoreshen e Muzeut të Maqedonis lufta për Pavarësi, Daniela Nikolova, në të cilën u diskutua për bashkëpunimin aktual midis Arkivit Shtetëror dhe këtij Muzeu. Përfundimisht u konkludua se bashkëpunimi aktual ka qenë i suksesshëm dhe se ka mundësi të mira për ta zgjeruar atë në të ardhmen, me një intensitet që sigurisht do të jetë në përputhje me masat qeveritare në lidhje me pandeminë Covid 19.
Drejtorët e dy institucioneve ranë dakord në periudhën e ardhshme, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, MANU dhe Institutin e Historisë Kombëtare, të organizojnë disa ekspozita që do të paraqesin dokumente dhe materiale të rëndësishme nga historia jonë.
(23.09.2020 г.)

