9 juni 2020 ICA logo

"9 Qershor" - DITA NDËRKOMBËTARE E ARKIVAVE
8-14 qershor 2020 - JAVA NDËRKOMBËTARE E ARKIVAVE

Përpos Ditës Kombëtare të Arkivistë, që Arkivi Shtëror gjdo vit e feston më 1 Prill, për arsye se institucioni ynë arkivor u krijua në atë ditë në 1951, më 9 qershor festohet Dita Ndërkombëtare e Arkivave në të gjithë botën.

Është një ditë ku në Paris në vitin 1948 u krijua Këshilli Ndërkombëtar i Arkivave (International Council on Archives - ICA), organizat joqeveritare ndërkombëtare,e përkushtuar në përparimin dhe promovimin e punës arkivore dhe mbrojtjen e trashëgimisë arkivore në botë. Kjo organizatë ka rreth 1400 anëtarë nga 199 vende-shtete dhe territore dhe ka punuar ngushtë me Këshillin e Evropës, UNESCO dhe shumë organizata të tjera.

Në Ditën Ndërkombëtare të Arkivave, arkivistët nga e gjithë bota bashkohen për të promovuar rëndësinë dhe arritjet profesionale të tyre me qëllim të ngritjes së vetëdijes për arkivat dhe rëndësinë e tyre, si dhe për të promovuar mbrojtjen e materialit arkivor dhe mundësinë e arritjes ndaj tij.

Nevoja për të shënuar një ditë të tillë vjen nga fakti se ideja e arkivave publike duhet të jetë jashtëzakonisht e qartë dhe nuk duhet të zëvendësohet me institucione të tjera të ngjajshme, siç ndodh shpesh, dhe materialet arkivore nuk duhet të perceptohen si dokumente për përdorimi intern ose dokumente që janë të vështira për t'u qasur dhe janë në interes vetëm për historianët.

Këshilli Ndërkombëtar i Arkivave beson se me hënimi e kësaj dite përmirësohet perceptim që mendimi publik ka për arkivat.

Me kalimin e kohës, ne jemi dëshmitarë se si Dita Ndërkombëtare e Arkivave shndërrohet në Javën Ndërkombëtare të Arkivave, dhe kështu është këtë vit kur Këshilli Ndërkombëtar i Arkivave dhe arkivat nëpër botë shënojnë këtë ditë. Këtë vit, për shkak të pandemisë së virusit COVID-19, kjo po ndodh në një mënyrë tjetër, duke organizuar disa seminare dhe punime në internet, në të cilat do të marrin pjesë përfaqësues të Arkivit Shtëror.

Një ngjarje e tillë është ngjarje e organizuar nga dega e Qendrës Ndërkombëtare për Kërkime arkivor në Kroaci (ICARUS Kroaci),në të cilen do të prezentohet libri "Arkivat dhe koha e digjitalizimit" poashtu do të organizohen dhe këshillim mbi "Arkivat e Shoqërisë Shkencore ", Ku shkencëtarët dhe profesionistët nga profile të ndryshme do të promovojnë rëndësinë e arkivave për zhvillimin e qëndrueshëm dhe menaxhimin e informacionit, shoqërinë, arsimin, zhvillimin e demokracisë dhe informatikës. Në këtë konsultim do të marrin pjesë përfaqësues të Arkivit Shtetëror, si dhe drejtorin, Dr. Emil Krsteski.

Në përgjithësi, këtëvit Dita Ndërkombëtare e Arkivit (9 Qershor) dhe Java Ndërkombëtare e Arkivave (8-14 Qershor) i janë përkushtuar përforcimit të shkencës, me një temë globale “Empowering knowledge societes“, "Fuqizimi i shoqërive të dijes", i cili përfshin tema të tilla si inteligjenca artificiale, mbrojtja digjitale dhe teknologjitë të reja, besueshmërija e informacionit dhe çështje të tjera të ndërlidhura dhe ndikimin e tyre në profesionin dhe praktikën arkivore.

Postimet e fundit

URIM PËR VITIN E RI

Државниот архив на своите вработени, соработници и на сите граѓани им ја честита Новата година!

Zbulo me shume...