Arkivi Shtetëror botoi monografinë ‘’65 vjet arkivi në Prilep (1955-2020)’’ e cila shënon jubileun në punën këtij Arkivi.
‘’65 vjet arkiv në Prilep (1955-2020)’’ redaktuar nga Elena Çargoska paraqet një lloj pasqyre të punës së Arkivit në Prilep, i cili tash e 65 vjet është afirmuar si themel i rëndësishëm i indentitetit maqedonas. Me thesarin e tuj të pasur kulturor dhe historik me fonde dhe materiale arkivore, u mundëson hulumtuesve vendas dhe të huaj që të kenë qasje në thesarin piktoresk. Qëllimi i kësaj monografie është të informohet publiku për punën dhe zhvillimin historik të institucionit, kompetencat e tij dhe detyrat, por edhe me rezultatet e arritura në veprimtarinë e mbrojtjes të materialit arkivor dhe avansimin e veprimtarisë së arkivistikës.
Monografia përfshin zhvillimin historik të Arkivit, punën e Njësisë për mbrojtje dhe regjistrim të materialit arkivor – depo, themelimi dhe puna e Shoqatës së punëtorëve të Arkivit ‘’Arkivistika’’, kryerjen e mbikqyrjes inspektuese, veprimtarinë botuese të Arkivit, ekspozitat e organizuara, dhe është bërë një përmbëledhje e strukturës së punonjësve në Arkiv ndër vite, si dhe gjithë regjistrin e fondeve dhe përmbëledhjeve arkivore.Monografia lidh të kaluarën dhe të tashmen dhe na kujton periudhën në të kaluarën kur pasurinë arkivore e ruanin kishat dhe manastiret, dhe në librin mund të shihen më shumë fotografi nfa kishat dhe manastiret, si dhe nga materiali arkivor i periudhës më të vjetër.
Me këtë monografi Arkivi dëshmohet dhe afirmohet si ruajtës dhe themel i rëndësishëm i identitetit dhe shtetësisë maqedonase.
Shkup, shkurt 2021
