Arkivi Shtetëror botoi ‘’ Dokumentet diplomatike Rumune për Maqedoninë (1901-1903)’’ vëll. 2.
Vëllimi i dytë i dokumenteve rumune përfshin periudhë shumë të rëndësishme në historinë e Maqedonisë. Bëhet fjalë për dy vitet para Kryengritjes së Ilindenit, dhe më pas edhe viti 1903, i cili praktikisht paraqet një pikë kthese në lëvizjen revolucionare të popullit maqedonas.Në këtë periudhë ndodhinprishjet e mëdha në Organizatën e brendshme maqedonase, përpjekjet e forta të Komitetit suprem maqedonas nga Sofja për ta marrë udhëheqjen e TMRO, vdekja e Goce Dellçev, atentatet e selanikut dhe natyrisht kryengritja e Ilindenit.
E gjithë kjo ndiqet edhe nga përfaqësuesit konsullorë rumunë dhe për atë raportojnë në Bukuresht, drejtpërdrejt ose përmes ambasadës Rumune në Konstandinopojë. Raportet e hollësishme të konsujve nga Manastiri dhe Selaniku dhe komentet në lidhje me situatën në Maqedoni i jep ambasadori rumun në Konstantinopojë dhe janë plot me detaje rreth situatës së vështirë të maqedonasve.
Dokumentet nga këto tre vjet që janë të zgjedhura nga arkivat rumune dhe të cilat flasin për një pjesë të historisë së Maqedonisë dhe i popullit maqedonas janë të një rëndësie të veçantë për kompletimin e mozaikut të asaj që ndodhi në tre vitet e para të shekullit 20 dhe si atë e kanë parë konsujt rumun si kronikë e zellshme e zhvillimeve politike dhe ndodhive tjera në tre vilajetet maqedonase të Turqisë osmane.
Libri ‘’ Dokumente diplomatike Rumune’’ stimulon interesin për të studiuar njohuritë dhe faktet historike
Shkup, shkurt 2021
