arhiv tefter vnatresni.cdr

„ PROMOVIMI I DOKUMENTEVE OSMANE PËR HISTORINË E MAQEDONISË, REGJISTRIME NGA SHEK. XIX PËR KAZANË E SHKUPIT“

Më 1 mars 2021, në organizimin e Arkivit Shtetëror dhe fondacionit „Ekaj“ nga Shkupi u promovua botimi „Dokumente osmane për historinë e Maqedonisë, Sanxhakun e Shkupit, Kazanë e Shkupit, 1832/33“ nga autorët Prof.dr. Muzafer Bislimi, Doc. dr. Adnan Sherif dhe Mr. Irfete Ibraimi.

Në fjalën e tij hyrëse, drejtori i Arkivit Shtetëror Dr. Emil Krsteski para të pranishmëve theksoi se institucioni i kushton rëndësi të madhe botimit të dokumenteve turke për historinë e Maqedonisë, si burim i paçmuar i proceseve dhe dukurive te ndryshme historike. Dr. Emil Krsteski theksoi se Arkivi Shtetëror me partnerët e tij nga Republika e Turqisë ka bashkëpunim shumë të frytshëm thuajse tre dekada.

Autorët e botimit, Prof.dr. Muzafer Bislimi dhe Doc.dr. Adnan Sherif, theksuan se bëhet fjalë për regjistrimet e para moderne të kryera ne shtetin osman, ekuivalente me librat e sotëm amë. Ky botim përfshin fakte të rëndësishme për numrin e popullatës dhe të dhëna personale nga amvisërite të cilat nënshkruheshin. Në këtë mënyrë, siç theksuan autorët, jepet nxitje për studimin e popullsisë në Maqedoni nga më shume aspekte.

„Dokumente osmane për historinë e Maqedonisë, Sanxhakun e Shkupit, Kazanë e Shkupit, 1832/33“ paraqet vazhdim i serisë së botimeve që filluan të botohen nga Arkivi Shtetëror në vitin 2018 dhe 2019 për regjistrimin e popullatës muslimane për Kazanë e Kërcoves dhe te Tetovës.

Promovimi ishte i begatuar edhe me hapjen e ekspozitës „ 200.000 mërgimtarë jugosllovenë“ prej gazetarit Mr. Murteza Sulooxha.

Postimet e fundit