Logo_Grb_Opstina_Ohrid

THELLOHET BASHKËPUNIMI ME KOMUNËN E OHRIT

Me rastin e 70 vjetorit të themelimit të Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryetari i komunës së Ohrit, Konstantin Georgieski u takua me Drejtorin e arkivit Dr. Emil Krsteski dhe udhëheqësin e njësisë rajonale në Ohër, Dr. Nikola Mitroviç.

Së bashku potencuam që ky institucion I rëndësishëm shtetëror është ruajtësi I vërtetë I histories dhe kulturës sonë. Arkivi ka mijëra dokumente origjinale, letra, fotografi dhe materiale tjera të figurave të njohura historike, figura shoqërore, si dhe dokumente të proceseve më të rëndësishme politiko-historike, ngjarje dhe personalitete që me veprimet dhe punën e tyre kanë lënë gjurmë në të kaluarën.

Biseduam edhe për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit me vetëqeverisjen locale si dhe për mundësitë për krijim dhe implementim e projekteve të përbashkëta të cilat do të kishin rëndësi të madhe për Ohrin tone, si një nga qendrat më të rëndësishme kulturoro-historike në vendin tonë.

Ohër, 23 prill 2021

Postimet e fundit

Lëviz lart