Direktori_Korica_2

Arkivi shtetëror publikoi një botim të ri me titull ,,Njerëzit e parë të Arkivit shtetëror (1951-2021)’’ me autor prof. dr. Marjan Dimitrijevski.

Si pjesë e veprimtarisë botuese, Arkivi Shtetëror e pasuroi biblotekën e tij me një titull të ri ,, Njerëzit e parë të Arkivit Shtetëror (1951-2021)’’ me autor prof.dr. Marjan Dimitrijevski. Vepra përfaqëson një çështje të plotë dhe komplekse kushtuar drejtorëve të Arkivit shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe është veçanërisht e rëndësishme për faktin se biografitë dhe biblografitë e pasura në të vërtetë tregojnë historinë e arkivimit bashkëkohor maqedonas dhe zhvillimin e arkivit si një nga bazat e historisë, shkencës dhe kulturës sonë. Kjo vepër padyshim e pasur analizon rritjen dhe ngritjen e këtij institucioni shtetëror të kryesuar nga këta drejtorë.

Në periudhë gati tre dekadëshe, përderisa ishin drejtorë të Arkivit u hodhën bazat e kodifikimit të legjislacionit modern të arkivit maqedonas. Pikërisht kjo vepër tregon dhe dëshmon kontributin e 13 drejtuesëve të mëparshëm të Arkivit, të cilët secili në mënyrën e vet la gjurmë dhe dha një kontribut të rëndësishëm në përmisimin dhe afirmimin e Arkivit të shtetit.

Aktiviteti i drejtorëve të Arkivit në fushën e arkivimit në vendin tonë meriton të këtë një gjurmë të shkruar, e cila jo vetëm që do tu japë atyre një vend të denjë në zhvillimin e arkivimit maqedonas por gjithashtu do të jetë një gjurmë e asaj që ata bënë gjatë mandatit të tyre dhe që lan pas si një investim për brezat e ardhshëm të historianëve dhe arkivistëve.

Direktori Korica 2

Postimet e fundit