203025469_512034073398036_2921367527141436373_n

“Zëvendës drejtor i Arkivit Shtetëror të RMV-së, prof.Dr. Muzafer Bislimi, mirëpret në takim zyrtar homologët nga Akademia e Studimeve Albanologjike të Republikës së Shqipërisë”

Drejtori i Akademisë së studimeve Albanologjike të Tiranës, Akademik Marenglen Verli, dhe Akademik Beqir Meta, drejtor i Institutit të Historisë së Tiranës, kanë qëndruar për vizitë një ditore më 22 qershor në Arkivin shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pas nënshkrimit të këtij memorandumi dhe me qëllim zgjerimin e bashkëpunimit në sferën e hulumtimeve të përbashkëta por edhe realizimit të projekteve me interes të përbashkët mes institucioneve, në mars të këtij viti, është nënshkruar memorandum bashkëpunimi mes institucioneve të lartpërmendura, e cila ka pasuar me vizitën e sotme të parë zyrtare, nga Akademik Marenglen Verli që drejton Akademinë e studimeve albanologjike të Tiranës, por edhe drejtori i institutit të historisë në Tiranë, Akademik Beqir Meta.

Gjatë takimit të realizuar më 22 qershor, në Arkivin shtetëror të Maqedonisë së Veriut, drejtuesit e institucioneve të lartpërmendura janë akorduar që në të ardhmen, të përgatisin bashkë projektet me interes të përbashkët, por edhe të aplikojnë bashkë nëpër organizatat që japin mbështetje financiare për realizimin e projekteve të përbashkëta. Gjithashtu, në memorandumin e nënshkruar mes institucioneve, parashihen edhe mbajtja e konferencave të përbashkëta shkencore, seminareve dhe punëtorive të ndryshme, por edhe publikimin e shkrimeve që janë me interes të përbashkët të të dyja vendeve.

203025469 512034073398036 2921367527141436373 n

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, institucionet janë akorduar edhe për qasje dhe përdorim për interesa të përbashkëta të Arkivave të të dyja vendeve por edhe qasja në bibliotekat, shkëmbimin e publikimeve dhe librave, që janë botime të palëve që janë akorduar për bashkëpunim në të ardhmen. Me nënshkrimin e këtij memorandumi për bashkëpunim, të dyja institucionet, bëjnë një hap përpara drejtë gërshetimit të interesave të përbashkëta në sferën e historisë por edhe punën studimore të Akademisë së Studimeve Albanologjike të Tiranës.

Zëvendës drejtori i Arkivit shtetëror të Maqedonisë së Veriut, prof.Dr.Muzafer Bislimi, tha se nënshkrimi i këtij memorandumi për bashkëpunim, do jetë me interes për të dyja palët, por edhe një hap përpara, drejt bashkëpunimit në të ardhmen në sferat e lartpërmendura, gjithnjë duke pasur parasysh interesin e përbashkët për studime shkencore të mirëfillta nga institucionet në fjalë, por edhe realizimin e projekteve të përbashkëta në interes për opinionin publik, tha prof.Dr.Muzafer Bislimi, zëvendës drejtor i Arkivit shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nënshkrimin e këtij memorandumi, e kanë përshëndetur edhe mysafirët nga Shqipëria, të cilët kanë falënderuar z. Bislimi për pritjen, por edhe për gatishmërinë për bashkëpunim në të ardhmen të këtyre institucioneve.

Postimet e fundit