piom

ARKIVI SHTETËROR DO TË FILLON ME DHËNJEN E DOKUMENTACIONIT PERSONAL NGA FIRMAT NË FALIMENTIM DHE LIKUIDIM NË SPIMV

Në takimin mes Drejtorit të Arkivit Shtetëror, Dr. Emil Krsteski dhe Drejtoreshës të Fondit të SPIMV, Biljana Jovanovska, e mbajtur më 30 qershor 2021, në të cilin morri pjesë edhe Këshilltari Shtetëror , mr. Sasho Jankulovski, bashkarisht ranë dakord të intensifikohet bashkëpunimin dhe së shpejti këto dy institucione të nënshkruajnë një Memorandum për bashkëpunim, me të cilin pritet të tejkalohen disa probleme shume vjeçare dhe pyetje që lidhen me realizimin e drejtave të qytetarëve tanë në fushën e sigurimit pensional - invalidor.

Qëllimi i këtij takimi dhe bashkëpunimi është të përshpejtohet dhe thjeshtësohet procedura për realizimin e së drejtës për pension të qytetarëve të vendit tonë. Me pranim-dorëzimin e dokumentacionit personal të kompanive në falimentim dhe likuidim nga depot e Arkivit Shtetëror në Fondin e SPIMV,do të kompletohen të dhënat në regjistrat për qytetarët që filluan një procedurë për fitimin e të drejtës për pension . Me këtë do të lehtësohet procedura për marrjen e të dhënave të cilat janë të përfshira në formularin M4 dhe do të zvogëlojë ndjeshëm kohëzgjatjen e procedurës dhe shpenzimet e qytetarëve.

Arkivi Shtetëror me dorëzimin e këtij dokumentaci personal në Fondin e SPIMV, i cili paraqet material dokumentar me një afat ruajtjeje prej 45 vitesh, do të marrë një hapësirë të re të lirë në depot e saj për pranimin e materialit të ri arkivor nga poseduesit publik (Qeveria, Parlamenti, Ministritë , Vetëqeverisja lokale dhe organet e tjera shtetërore).  

piom

Postimet e fundit