f_ksrme5yw3

"ËSHTË HAPUR STENDA E ARKIVIT SHTETËROR NË PANAIRIN NDËRKOMBËTAR TË LIBRIT,,

Sot filloi me punë stenda e Arkivit Shtetëror në Panairin Ndërkombëtar të librit, i cili mbahet në ambient të hapur në QS ,, Boris Trajkovski - A1 Arena’’ prej 8 deri më 14 shtator të vitit 2021. Në stend janë vendosur reth pesëdhjetë tituj, përfshirë botimet e figurave të famshme historike, disa botime të koleksioneve të dokumenteve arkivore mbi historinë kombëtare maqedonase që janë rezultat i punës kërkimore në arkivat jashtë vendit, disa monografi që trajtojnë në mënyrë shteruese ngjarje dhe çështje të caktuara në histori, si dhe vepra origjinale nga figura të shquara historike.

Të gjitha botimet e Arkivit në kohën e panairit do të shiten me çmime të reduktuara për 30 përqind në stendat e panairit, në ambientin e Arkivit Shtetëror - pjesa qëndore si dhe njësitë rajonale në Shkup, Tetovë , Ohër, Manastir, Prilep, Strumicë, Shtip dhe Kumanovë.

Gjatë Panairit, të gjitha masat dhe rekomandimet për mënyrën dhe kushtet e mbajtjes së ngjarjeve publike do të respektohen dhe zbatohen plotësisht në përputhje me rekomandimet e kompetentëve

            Ju mirpresim në stendën tonë!

Postimet e fundit

Lëviz lart