Në takimi e drejtorit të Arkivit shtetëror dr. Emil Krsteski me ambasadorin e Republikës së Turqisë në vendin tonë, Hasan Mehmet Sekizqok u arrit përfundimi se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi midis Arkivave shtetërore të të dy vendeve zhvillohet në nivel të lartë profesional. ‘‘ Ne marrim mbështetje të konsiderueshme nga Turqia për funkisonimin e Njësisë tonë për periudhën Osmane, si dhe për qëndrimin e studiuesve tanë në Stamboll, sepse shumë dokumente historike që lidhen me Maqedoninë janë në arkivat turke, të cilat i referohen periudhës kur Maqedonia ishte krahinë dhe pjesë e asaj Perandorie’’- tha pas takimit drejtori, Dr. Emil Krsteski, duke theksuar se me ambasadorin turk ishte inicuar se bashkëpunimi duhet të vazhdojë me instensitet të shtuar.


