Drejtori i Arkivit shtetërore, dr. Emil Krsteski, më 20 tetor 2021 vizitoi Drejtorinë e përgjithshme të arkivave të Republikës së Italisë, në Ministrinë e Kulturës të Republikës së Italisë dhe pati një takim pune me drejtoreshën, dr. Ana Maria Buzi.
Gjatë takimit, të dy drejtorët nënshkruan një Marrëveshje bashkëpunimi midis Arkivit shtetërore të Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Drejtorisë së përgjithshme të arkivave të Republikës së Italisë.
Kjo Marrëveshje është planifikuar në Programin e punës të Arkivit shtetëror në 2021
Marrëveshja e parë e bashkëpunimit me Arkivat në Itali u nënshkrua në vitin 1997 dhe e dyta në vitin 2000.
Drejtorët e dy arkivave, para nënshkrimit zyrtar të Marrëveshjes së bashkëpunimit, shkëmbyen mendime mbi funksionimin e të dy institucioneve dhe bashkëpunimin e tyre dypalësh dhe shumëpalësh
Në përputhje me Marrëveshjen e re të bashkëpunimit, Arkivi shtetërore i Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Drejtoria e përgjithshme e arkivave të Republikës së Italisë do të punojnë në zhvillimin dhe promovimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave,ku bashkëpunimi do të zhvillohet në bazë të barazisë dhe interesit të ndërsjellë, por edhe në bazë të mundësive financiare dhe në përputhje me legjislacionin kombëtar, si dhe marrëveshjet ndërshtetërore.
Gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes së re të bashkëpunimit, dr. Emil Krsteski dhe dr. Ana Maria Buzi, theksuan se në të ardhmen bashkëpunimi mes arkivave të dy vendeve do të pasurohet me projekte të reja të përbashkëta
Në nënshkrimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit mori pjesë edhe z. Zvonimir Popovic, ambasador i Republikës së Maqedonisë Veriore në Republikën e Italisë.
Gjatë vizitës së Drejtorisë së përgjithshme të arkivave të Republikës së Italisë në Romë, dr. Emil Krsteski iu prezantua mënyra e punës në arkivat në Republikën e Italisë, kryesisht në fushën e digjitalizimit dhe konservimit.


