Menjëherë pasi vendi ynë u bë anëtar i plotë i Aleancës së NATO-s më 27 mars 2020, Arkivi shtetëror u bë anëtar i Komitetit të Arkivave të NATO-s, në punën e të cilit marrin pjesë përfaqësues të arkivave kombëtare nga të gjitha shtetet anëtare. Arkivi shtetëror vazhdon komunikimin dhe bashkëpunimin e suksesshëm me Komitetin e Arkivave të NATO-s dhe me ftesë të tyre merr pjesë për herë të dytë në Konferencën dhe Mbledhjen vjetore të komitetit të Arkivit të NATO-s, që u zhvillua më 9 dhe 10 dhjetor 2021. Në ngjarjet e mësipërme, Arkivi shtetëror u përfaqësua nga drejtori dr. Emil Krsteski dhe Svetlana Usprcova, udhëheqëse e Njësisë.
Pjesëmarrja jonë në këto ngjarje është e një rëndësie të veçantë, pasi Komiteti i Arkivave të NATO-s është i interesuar të përfshijë të gjitha palët e interesuara në procesin e vendosjes së procedurave të deklasifikimit për dokumente të caktuara, disponueshmërinë e tyre për studiuesit dhe llojin e dokumenteve që mund të jenë në dispozicion të publikut. Në takim u përcaktuan dhe u arritën disa konkluzione lidhur me këto tema dhe u ra dakord për një takim të ri në shkurt të vitit të ardhshëm.