Obrakanje-izlozba-Goce-Delcev-5

"VIZIONI I GOCE DELLÇEVIT ËSHTË NJË BETIM PËR TË ARDHMEN,,

  Hapja solemne e ekspozitës “150 vjet nga lindja e Goce Dellçevit” e mbajtur sot ishte një ngjarje qendrore në nivel shtetëror e organizuar nga Arkivi shtetëror, institucion i cili ka për mision ruajtjen e kujtesës së popullit maqedonas dhe aktualizimin e kulturës. dhe trashëgimisë historike të shtetit. Në këtë ditë, 150 vjet më parë, lindi Goce Dellçev (1872 - 1903), një nga figurat më të rëndësishme historike që la gjurmë në kohën në të cilën jetuan deri më sot.

IMG 5150
 

 Ekspozita është përgatitur nga profesionistë të lartë të Arkivit shtetëror u prezantua sot në një manifestim solemn në Muzeun e luftës maqedonase, para shtetarëve, ambasadorëve dhe shkencëtarëve. Para të pranishmëve folën presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i cili ishte mbrojtës i ekspozitës, drejtori i Arkivit shtetëror, dr. Emil Krsteski dhe autorja, dr. Jasmina Damjanovska.

emil

            Arkivi shtetëror disponon me 41 letra origjinale që janë dorëzuar së bashku me mbetjet e Goce Dellçevit. Me interes të veçantë paraqet pjesa që paraqet materialet nga trashëgimia e pasardhësve të Goce Dellçevit, të dhëna nga mbesa e tij Velika Çopova-Jurukova në Arkivin shtetëror.Ekspozita do të qëndrojë për dhjetë ditë në Muzeun e luftës maqedonase dhe do të mund ta shohin qytetarët e interesuar.

IMG 5167
Obrakanje izlozba Goce Delcev 3 e1643981765244
Obrakanje izlozba Goce Delcev 5

Postimet e fundit