Drejtorët e Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, dr. Emil Krsteski dhe dr. Mirosllav Perisiç nënshkruan Protokoll për bashkëpunim në Shkup. Kjo është marrëveshja e parë mes dy institucioneve që përcakton drejtimet e bashkëpunimit në fushën e dokumenteve historike dhe arkivistikës e cila thellon marrëdhëniet mes dy arkivave me një kuadër ligjor
Kjo marrëveshje është bazë për realizimin e projekteve dhe programeve të përbashkëta në të ardhmen. Si hap i parë konkret në këtë drejtim, është planifikuar botimi i një Përmbledhje dokumentesh nga periudha ndërmjet dy luftërave botërore.
Në takimin zyrtar delegacionet e udhëhequr nga drejtorët dr. Emil Krsteski dhe dr. Mirosllav Perishiç shkëmbyen përvoja për punën e deritanishme dhe diskutuan për planet dhe aktivitetet e tyre të ardhshme
Mysafirët nga Beogradi patën mundësinë të njihen me funksionimin e disa sektorëve dhe njësive të Arkivit Shtetëror, me pajisje teknike dhe Depon.
Nënshkrimin zyrtar të Protokollit të bashkëpunimit morri pjesë edhe ambasador i Sërbisë në vendin tonë E.S. Nevena Jovanoviq







