3

Hapet ekspozita ”Fotografi të vjetra Ballkanike”

"Fotografi të vjetra ballkanike" është titulli i ekspozitës e cila u hap në mënyrë solemne në IN të Muzeut të Republikës së Maqedonisë së Veriut si projekt ndërkombëtar i Arkivit shtetëror dhe Agjensionit shtetëror "Arkivat" të Republikës së Bullgarisë. Përpara të pranishmëve, drejtori i Arkivit shtetëror dr. Emil Krsteski shprehu kënaqësinë nga realizimi i sukssesshëm i ekspozitës ku në të cilën ishin të inkuadruar edhe profesionalist arkivor nga të dyja institucionet, i cili bashkëpunim gjithnjë e më tepër zhvillohet. Fotografitë, në të cilën potencoi dr. Emil Krsteski, janë burime të vlefshme të informatave të jetës së përditshme të njerëzve në të kaluarën si dhe arkivat nga hapsirat ballkanike kanë mundësi të paraqesin jetën e përditshme të çdo qytetari me një prizëm krejtësisht ndryshe.

Presidenti i Agjensionit shtetëror "Arkivat" nga Republika e Bullgarisë, doc.dr. Mihail Gruev, përcaktoi se kjo iniciativë e përforcoi bashkëpunimin ndërmjet Arkivit shtetëror dhe Agjensionit shtetëror "Arkivat" dhe planifikohet në atë të kyçen edhe shtete të tjera nga rajoni. Ai potencoi se ekspozita do të paraqitet në shumë qytete të të dy shteteve, duke filluar nga Sofja, më 1 korrik. Dr. Jasmina Damjanovska si një nga koordinatorët e grupit të punës për pregaditjen e ekspozitës doli se projekti "Fotografi të vjetra ballkanike" mundëson të shihen njerëzit dhe shenjat e jetesës së tyre në të dy vendet ashtu siç ato do të dëshironin të vërehen. Ekspozita e përmledh periudhën nga fundi i shek.19-të deri në fillim të 1930-së të shek. 20-të.

thumbnail 1

Ekspozita përbëhet nga 25 pano me 216 fotografi nga fondet e Arkivit shtetëror dhe Agjensionit shtetëror "Arkivat" duke përmbledhur temën e arkitekturës, zanatet e vjetra, veshjet moderne qytetare, tubimet popullore, arsim dhe te ngjajshme. Ekspozita do të jetë e hapur deri më 24 qershor.

Postimet e fundit