BDI1

Zëvendës drejtori prof.dr. Muzafer Bislimi në takim me deputetin e parlamentit, z. Ali Ahmeti

Më 16 qershor 2022, zëvendës drejtori i Arkivit shtetëror prof.dr. Muzafer Bislimi realizoi takim pune me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, njëkohësisht edhe deputet i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Ali Ahmeti.

BDI4

Zëvendës drejtori prof.dr. Muzafer Bislimi bisedoi me z.Ali Ahmeti, për punën dhe projektet vijuese të Arkivit shtetëror, për përdorimin e Ligjit të gjuhës, për kushtet në të cilën punojnë punonjësit dhe kërkoi mbështetje për të gjetur zgjidhje për sfidat në të cilën ky institucion ballafaqohet që kur është shpërngul në këtë objekt jo të përshtatshëm sipas standarteve arkivore në vitin 2013.  

            Z. Ali Ahmeti si partner koalicioni në Qeveri, në takim u zotua se do të përkushtohet për ndihmë të nevojave të Arkivit nëpërmjet realizimeve të kontakteve me institucionet përkatëse. Nga ana e zëvendës drejtorit Bislimi iu dhuruan edicionet përfaqësuese të veprimtarisë botuese të Arkivit shtetëror.

Postimet e fundit