277442116_284291617195748_5163761435754608917_n-1

LIDHJET E AFËRTA NDËRARKIVORE NË BALLKAN

Disa punonjës të arkivit së bashku me drejtorin e Arkivit Shtetëror dr. Emil Krsteski dhe zëvendës drejtorin prof.dr. Muzafer Bislimi, më 6 korrik 2022 patën rastin të takojnë drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt.

           Në takim u shkëmbyen përvoja nga veprimtaritë arkivore nga të dyja vendet dhe u dakorduan për hapat e ardhshme në zbatimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit.

Pas bashkëpunimit të Arkivit Shtetëror me Agjencinë Shtetërore ‘‘Arkivat’’ e Republikës së Bullgarisë për projekt-ekspozitën ‘’ Fotografitë e vjetra ballkanike’’, në takimin me dr. Ardit Bido, u diskutuan për përfshirjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë në këtë projekt, me fotografi nga depot e tyre. Dr. Ardit Bido theksoi se Arkivi i Tiranës përmban rreth 130 mijë fotografi, të gjitha të digjitalizuara, nga të cilat 7 mijë fotografi i referohen periudhës që përfshihet ekspozita në fjalë, përkatësisht në fund të shek. XIX dhe tridhjetë vitet e para të shek. XX.

Delegacioni nga Arkivi Shtetëror, gjatë vizitës në Arkivin e Tiranës, pati mundësinë të vizitojnë depon e tyre të re e cila ndodhet në Shkozë dhe është ndërtuar dhe rregulluar sipas të gjitha standardeve arkivore për ruajtjen dhe mbrojtjen e materialit arkivor.

Delegacionit nga Arkivi Shtetëror iu prezantuan materialet arkivore më të vjetra, më domethënëse dhe përfaqësuese, të cilat ruhen në Arkivin e Tiranës, përfshirë edhe kodeksin mbretëror nga shekulli VI dhe kopjen origjinale të Kuranit nga shekulli XV, të cilat arritën ti ruajnë dhe mbrojnë për brezat e ardhshëm.

Gjatë vizitës në Tiranë, delegacioni nga Arkivi Shtetëror vizitoi edhe Qendrën Kulturore dhe Informative të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë dhe u realizua takim me drejtorin z. Zllatko Origjanski.

292610763 350766570548252 703174071679399987 n
292310476 350766617214914 5831670636145002840 n
Tirana juli 2022 4 1
Tirana juli 2022 8
Tirana juli 2022 7
Tirana juli 2022 6
Tirana juli 2022 3
292541241 350766597214916 1306354075519781053 n

Postimet e fundit