Arkivi Shtetëror dhe Univerziteti për Shkenca dhe Teknologji Informatike "Shën Pali Apostull" nga Ohri, sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim.
Memorandumi, ndër të tjera, parashikon shkëmbim të eksperiencave në lidhje me digjitalizimin e dokumenteve historike gjithashtu edhe përkrahje në lidhje me sistemin informatik në Arkivin Shtetëror dhe zbatimin e mësimit praktik të studentëve të këtij Univerziteti në Arkivin Shtetëror- Njësia Ohër.
Memorandumin e nënshkruan drejtori i Arkivit Shtetëror, dr. Emil Krsteski dhe prorektorja e Univerzitetit, prof.dr. Ustijana Reçkoska-Shikoska. Në këtë rast të veçantë të pranishëm ishin edhe udhëheqësi i Arkivit në Ohër, doc.dr. Nikolla Mitroviq dhe këshilltari shtetëror m-r Sasho Jankullovski.





