299087706_379320057692903_5740301693605260548_n

EKSPOZITA "MILTON" - 140 VITE NGA LINDJA E MILTON MANAKIT

Me 21 gusht të vitit 2022 duke filluar nga ora 20:00, Arkivi shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut hapi solemnisht ekspozitën me titull ‘’Milton’’ me rastin e 140 vjetorit të lindjes së Milton Manaki, i cili me vëllain e tij njihen si videografët e parë në Ballkan, fotografitë të cilat lanë gjurmë të përhershme me veprimtarinë e tyre në Ballkan por edhe më gjerë. Fondi ‘’Vëllezërit Manaki’’ është në pronësi të Njësisë së Manastirit që nga vitit 1965.

Ekspozita ishte në kuadër të festivalit të madh ndërkombëtar të kinematografisë FIFK ‘’Vëllezërit Manaki’’ i cili tradicionalisht mbahet në Manastir, e cila mbështetet nga Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 Ekpozitën e hapi ministrja Bisera Kostadinovska-Stojçevska, e cila ndër të tjera theksoi se vepra e vëllezërve Manaki jo vetëm që e ka tejkaluar rëndësinë vendase, por ka tejkaluar edhe vlerën estetike dhe artistike dhe se trashëgimia e tyre është një dëshmi historike që duhet ta vlerësojmë dhe të vazhdojmë ta mbrojmë nga shkatërimi i kohës dhe nga harresa.

Në këtë ngjarje u drejtua edhe drejtoresha e Institutit dhe Muzeut IK- Manastir, Meri Stojanova, e cila theksoi se ky bashkëpunim ndërinstitucional ka rrënjë të thella dhe duhet në të ardhmen të merr kujdesin e duhur.

Udhëheqësi i Njësisë së Manastirit, Goce Stojanovski, prezantoi vendosjen e ekspozitës dhe ndër të tjera foli për nevojën e realizimit të projektit "Dhoma përkujtimore e vëllezërve Manaki", pas së cilës u tregua zgjidhja ideore për këtë dhomë, të cilën Arkivi Shtetëror i fitoi si donacion.

Në mesin e të ftuarve ishin edhe konsujt e nderuar në qytetin e Manastirit, përfaqësues të institucioneve kulturore, arsimore dhe shkencore nga Manastiri si dhe mysafirë të tjerë të shquar.

I ftuar nderi në këtë aktivitet ishte ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut, shkëlqesia e tij Metju Loson, i cili mbajti fjalën e tij përshëndetëse dhe shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e institucionit tonë me Bibliotekën Britanike për projektin e financuar nga Fondacioni Arkadia për digjitalizimin e plotë të fondit “Vëllezërit Manaki”. Gjithashtu, ai theksoi se bashkëpunime të tilla në fushën e kulturës duhet të thellohen dhe të jenë më të shpeshta.

Ekspozita prezantohet në 18 panele në të cilat janë të prezantuara segmentet më të rëndësishme të punës dhe jetës së Miltonit, vitrina ku prezantohen pajisjet e tij fotografike, Kamera 300 dhe dokumente origjinale, si dhe një ekspozitë digjitale që trajton në mënyrë tematike dhe kronologjike krijimtarinë e tij fotografike. Autorë të kësaj ekspozite janë Goce Stojanovski, Marija Durllova, d-r. Jasmina Damjanovska, Dimitar Gjorgjievski dhe m-r. Ivana Haxhievska, ndërsa dizajni i plotë është i m-r. Jovan Stojanovski. Kjo ekspozit do të jetë e hapur për publikun e gjerë deri më 26 gusht 2022.

300826465 1148042065923574 1968603540153655416 n
300457747 449557057212404 8506507707261001201 n
300582917 5409082585838325 4713304585292071778 n
300090752 865223441529694 3411560132371528324 n
300109640 585470803230414 4703679159054246545 n
300507622 802952497506780 6032335156575267544 n
300565855 1009441849734490 2149718363398058914 n
300070969 486419363316092 2896032569162999850 n
300525263 1718934458463473 8316824231845470783 n
300578758 371897301813331 431197343885655034 n

Postimet e fundit