Zëvendës kryeministrja në Qeverinë e RMV-së, Sllavica Grkovska realizoi takim pune me drejtorin e Arkivit shtetëror dr. Emil Krsteski, ku është biseduar për Ligjin e ri për punën arkivore, i cili është në shqyrtim dhe së shpejti duhet të miratohet në Kuvend.
Nga të dy palët është vlerësuar se është e nevojshme plotësimi i Ligjit me dispozita në përputhje me proceset që lidhen me Strategjinë e re të reformave në administratën publike (2023-2030) dhe nevojat e digjitalizimit të dokumenteve dhe materialeve historike.
Në takim u diskutua edhe për çështje të tjera aktuale që kanë të bëjnë me funksionimin e Arkivit shtetëror, veqanërisht në çështjen e gjetjes së zgjidhjes së duhur hapësinore për këtë institucion të rëndësishëm shtetëror.