Arkivi Shtetëror me Drejtorinë e Arkivave Shtetërore në Presidencën e Republikës së Turqisë dhe Zyrën Turke për zhvillim dhe bashkëpunim zhvillojnë një bashkëpunim të gjatë të suksesshëm, i cili ofron rezultate dhe përfitime të dukshme për institucionin në përmbushjen e synimeve të tij strategjike. Në konfirmim të bashkëpunimit intensiv, nënkryetari i Agjencisë Turke për bashkëpunim dhe koordinim TIKA-s nga Republika e Turqisë, dr. Mahmut Çevik dhe drejtori i programit të TIKA-s në Shkup, Halim Omer Sogut, vizituan sot Arkivin Shtetëror gjatë së cilës zhvilluan një takim pune me drejtorin e Arkivit Shtetëror, dr. Emil Krsteski.


Të pranishmit në takim diskutuan për përmirësimin e kushteve të punës në Njësinë e rregullimit dhe përpunimit të materialit arkivorë - periudha osmane, falë mbështetjes së TIKA-s me ndihmën e së cilës u përshtat ambienti i brendshëm dhe u pajisën me mobilim dhe mjete teknike. Drejtori dr. Emil Krsteski shprehu falënderim të veçantë dhe theksoi se me modernizimin dhe përmirësimin e kushteve të punës në Njësinë janë krijuar kushte solide për punë për kuadrin profesional, të cilat do të ndikojnë në arritjet në punën kërkimore-shkencore. Kjo pashmangshmërisht do të çojë në realizimin e fakteve të reja për historinë kombëtare maqedonase në periudhën e caktuar.

Të dyja palët gjatë takimit u pajtuan se po hapen perspektiva të reja për bashkëpunim në fushën e zhvillimit të veprimtarisë arkivore dhe transferimit të përvojave. Trashëgimia kulturore-historike është një nga urat që do të lidhë dy vendet dhe popujt e tyre në të ardhmen. Dr. Emil Krsteski, të ftuarve nga Republika e Turqisë, u dhuroi kopje të formularëve që posedon Arkivi Shtetëror.
Në kuadër të vizitës u hap solemnisht edhe Qendra e digjitalizimit e cila gjithashtu u vu në funksion me mbështetjen e Tika-s.


