5

HAPET EKSPOZITA NË PRISHTINË "MISIONARJA E BAMIRËSISË - KUJTIMET E NËNË TEREZËS NË ARKIVIN SHTETËROR"


            Me ftesë të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, sot në Prishtinë të Republikës së Kosovës është hapur dhe promovuar në Muzeun Kombëtar të Kosovës ekspozita “Misionarja e Bamirësisë – Kujtimet e Nënë Terezës në Arkivin Shtetëror”. Manifestimin solemn e hapën nikoqiri Bedri Ziberaj, drejtor i Arkivit të Kosovës, drejtori i Arkivit Shtetëror dr.Emil Krsteski dhe për përmbajtjen e ekspozitës folën zëvendësdrejtori i Arkivit Shtetëror, prof. dr. Muzafer Bislimi dhe autorja e ekspozitës dr. Jasmina Damjanovska.

1а

Ekspozita shkaktoi vëmendje të madhe mediatike që nga fillimi i vendosjes së saj, ku të pranishëm ishin një numër i madh nderues të figurës dhe veprës së shenjtores. Në këtë aktivitet morën pjesë ambasadorja e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi, si dhe përfaqësues të Kishës Katolike dhe shoqatës “Nënë Tereza”.

2

3
5
311167351 635363961540551 3719916944813109639 n 2

Postimet e fundit