Në Konferencën kushtuar riorganizimit të sistemeve ministrore për shoqëri informative dhe administratë, ekonomi dhe bujqësi, pylltari dhe menaxhim me ujëra mori pjesë edhe drejtori, dr. Emil Krsteski. Ata folën për nevojën e një administrate publike më të vogël, më efikase dhe të depolitizuar: zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, ambasadori i BE-së, David Gir, ministrat Admirim Aliti dhe Ljupço Nikolovski, udhëheqësja e ekipit, dr. Slagjana Taseva dhe shefi për bashkëpunim i delegacionit të BE-së, Stefan Hadolin. Projekti për administratë më efikase duhet të përfundojë në maj të vitit të ardhshëm, ndërsa miratimi i Ligjit të ri për Administratën Shtetërore dhe zbatimi i tij është planifikuar të bëhet në vitin 2024.
Arkivi Shtetëror është pjesë e riorganizimit të administratës publike, e cila në periudhën e ardhshme duhet të përshtatet me standardet dhe normat evropiane.




