1

555 vite nga vdekja e Gjergj kastriot - skënderbeut

Pikërisht sot bëhen 555 vjet nga vdekja e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut (1405-1468), i lindur në Krujë të Shqipërisë së Mesme, të cilit për aftësitë dhe meritat e tij ushtarake iu vu emri Iskender Beu ose shqip Skënderbeu, pas krahasimeve me taktikat ushtarake të Aleksandrit të Madh. Gjerg Kastrioti ka mbaruar shkollën ushtarake në Edrene, e më pas ka shërbyer në ushtrinë osmane ku ka kontribuar në shumë fitore. Pas vitit 1443, kur mori pjesë në betejën kundër hungarezëve afër Nishit, la ushtrinë osmane dhe shkoi në qytetin e Krujës, ku zbriti flamurin osman dhe valëviti një flamur të kuq me një shqiponjë të zezë dykrenare.

1

Kastrioti ngriti një kryengritje në rajonin e Dibrës dhe u bë i pavarur si sundimtar, duke zmbrapsur me sukses sulmet e komanduara nga Sulltan Murati dhe pasardhësi i tij Murati II. Durrësi, Lezha dhe Berati u pushtuan nga Gjergj Kastrioti dhe ai bashkëpunoi me mbretin e Aragonit, Alfonso V, Venecianët dhe Hungarezët, ndërsa Papa Pali II e nderoi si "Kalorës i Krishterimit". Ky sundimtar i famshëm mesjetar shqiptar vdiq nga një sëmundje në vitin 1468. Gjerg Kastrioti mbetet simbol i lirisë për popullin shqiptar, por edhe për popujt e tjerë ballkanikë dhe emri dhe vepra e tij kanë qenë frymëzim në art gjatë gjithë kohës. Sir William Temple vuri në dukje se Skënderbeu ishte një nga shtatë sundimtarët më të mëdhenj pa kurorë dhe Antonio Vivaldi shkroi një opera "Skënderbeu".

Postimet e fundit

URIM PËR VITIN E RI

Државниот архив на своите вработени, соработници и на сите граѓани им ја честита Новата година!

Zbulo me shume...