Sekojdnevie Bitola

EKSPOZITA “MAQEDONIA PËRKUJTON. ASNJËHERË TË MOS HAROHET

Më 12 mars 2023 (e diel) në ora 13:00 në Qendrën Përkujtimore të Holokaustit të Hebrenjve në Maqedoni, në një manifestim solemn do të hapet ekspozita “Maqedonia përkujton. Asnjëherë të mos harrohet!”, përgatitur me rastin e 80-vjetorit të dëbimit të hebrenjve nga Maqedonia, nga Arkivi Shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Institutin e Historisë Kombëtare – Shkup.

Ekspozita përbëhet nga 19 panele që shfaqin mbi 200 fotografi dhe dokumente arkivore nga Arkivi Shtetëror i RMV-së dhe njësitë e tij rajonale në Shkup, Manastir dhe Shtip, Institucioni Kombëtar Muzeu i Maqedonisë, IN Instituti dhe Muzeu Shtip, Muzeu Historik i Hebrenjve në Beograd, Republika e Serbisë dhe Arkivi Qendror Shtetëror i Sofjes, Republika e Bullgarisë.

Postimet e fundit