
Arkivi Shtetëror dhe IPSH Instituti i Historisë Nacionale janë institucione që bashkëpunojnë prej shumë vitesh në fushën e studimit shkencor të historisë nacionale dhe të ruajtjes së kujtesës kolektive të së kaluarës. Projektet ndërinstitucionale dhe iniciativat e reja janë ndër prioritetet e Arkivit Shtetëror dhe për këtë sot është mbajtur takim pune ndërmjet drejtorit të Arkivit Shtetëror, dr. Emil Krsteski dhe drejtorit të Institutit të Historisë nacionale, akademik. Dragi Gjorgiev.

Në kuadër të takimit u nënshkrua marrëveshja nga drejtorët për realizimin e një publikimi të përbashkët për historinë e qytetit të Shkupit në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore, pra për sistemin arsimor në periudhën e treguar. Në përgatitjen e kësaj vepre të rëndësishme do të marrin pjesë shkencëtarë nga të dy institucionet dhe do të përdoren fondet arkivore të Arkivit Shtetëror.

Dr. Emil Krsteski dhe akademiku Dragi Gjorgiev diskutuan edhe për dinamikën e realizimit të projekteve të tjera të përbashkëta në interes të arritjeve shkencore, veprimtarisë arkivore dhe bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet profesionistëve të dy institucioneve.