1682579810571

ME EKSPOZITËN ,,FOTOGRAFI TË VJETRA BALLKANIKE'' U SHËNUA 75 VJETORI I JUBILEUT TË EKZISTENCËS SË ARKIVIT HISTORIK NË NISH

Delegacioni i Arkivit Shtetëror i udhëhequr nga drejtori dr. Emil Krsteski, më 25 prill 2023, ishte pjesë e kremtimit të 75 vjetorit të jubileut të ekzistencës së Arkivit Historik në Nish.

Ngjarja u shënua me fjalimin e drejtoreshës së Arkivit Historik të Nishit, Snezhana Radoviq, kryetarja e komunës së qytetit të Nishit, Dragana Sotirovski, drejotri i Arkivit Shtetëror të Sërbis, dr. Mirosllav Perishiq, këshilltarja e Ministrisë së Kulturës, Alma Rizvanoviq, drejtori i Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dr. Emil Krsteski dhe drejtori i Agjenisë Shtetërore ,,Arhivi'' nga Bullgaria, Mihail Gruev.

Manifestimi u hap me ekspozitën ,,Fotografitë e vjertra ballkanike'' rezultat i bashkëpunimit të Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Agjensinë Shtetërore ,,Arhivi'' nga Sofia dhe Arhivi Historik i Nishit. në fjalimit e tij dr. Emil Krsteski e theksoi bashkëpunimin me institucionet arkivore, të cilat si roje të së kaluarës dhe fenerë të së ardhmes, janë afirmuesit më të denjë të rëndësisë së trashëgimisë së ruajtur kulturore.

1682579831670
1682589327914

Postimet e fundit