Në historinë e popullit maqedonas për emancipimin kombëtar, emri i Goce Dellçev (4 shkurt 1872, Kukush - 4 maj 1903, fshati Banicë) konsiderohet me të drejtë sinonim i luftës së popullit për liri. Disa nga publicistët që u angazhuan në hulumtimin e rolit të tij në historinë e re maqedonase, theksuan se ai me ‘‘gjakun e tij i çimentoi themelet eluftës çlirimtare maqedonase’’.
Në jetën e shkurtër por të plotë të Dellçevit ai përmbushi detyrën ndaj popullit të tij si mësues iluminist, organizator i Organizatës Revolucionare Maqedonase, ndërsa duke lundruar nëpër qytetet maqedonase forcoi qëndresën dhe besimin e popullit për një të nesërme më të mirë. Goce Dellçev mbeti i kujtuar fuqishëm në kujtesën kolektive të brezave deri më sot për shkak të urtësisë dhe karakteristikave të larta morale që zotëronte si person. Për këtë arsye ai u inkorporua në ideologjinë dhe strategjinë e ORM-së dhe mori përgjegjësinë për sigurimin e burimeve materiale dhe furnizimin e Organizatës me literaturë revolucionare.
,,Të punojmë në vazhdimësi për ngritjen kulturore dhe çlirimin e popullit maqedonas’’ - kjo është nxitja që bëri Goce Dellçev të luftojë jetë a vdekje për qëllimet e tij të përjetshme. Në ditën e përkujtimit të përvjetorit të vdekjes së tij, imponohet mendimi se duhet kuptuar mesazhi i Dellçevit, i cili na motivon si komb të bashkimit dhe të besnikërisë ndaj shtetit, që u përfitua me shumë vetëmohime. Dimo Haxhi Dimov bashkëpunëtor dhe shok i ngushtë i Goces dhe vetë pjesëmarrës në përleshjen në Banicë, ka lënë këtë dëshmi rrenqethëse: Pesëmbëdhjetë orë e pamë Gocen e vdekur, të kërrusur, me sa duket, në kurrizin e Maqedonisë. Dhe për pesëmbëdhjetë orë zemrat tona u grinë..
Në moshën 31 vjeçare humbi në skenën jetësore dhe historike, pa dyshim personi më dinamik i lëvizjes revolucionare maqedonase nacionalçlirimtare në periudhën para lindjes, i cili la gjurmë të qëndrueshme në historinë maqedonase.