FB_IMG_1686295253111

ZGJERIMI I BASHKËPUNIMIT ME ''FAMILY SEARCH''

Drejtori i Arkivit Shtetëror, dr. Emil Krsteski, zhvilloi një takim pune me Zhill Fransoa, drejtor për Evropë i "Family Search" dhe me dr. Jonathan McCollum, drejtor për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore të kësaj organizate.

"Family Search International" është një korporatë jofitimprurëse e regjistruar në Salt Lake City, Utah, SHBA, qëllimi i së cilës është të ruajë dhe publikojë regjistrime origjinale me vlerë gjenealogjike dhe historike. 

Në takim u diskutua për bashkëpunimin e suksesshëm të “Family Search” me disa Arkiva të vendeve evropiane, si dhe për zgjerimin e kontakteve të kësaj organizate me Arkivin Shtetëror. Njëkohësisht u rishikua edhe Marrëveshja e Bashkëpunimit, e cila duhet të nënshkruhet nga të dyja institucionet, si dhe u pefinuan disa dispozita dhe anëtarë.

Postimet e fundit