352560225_571005325191041_5466606269818417308_n

75 VITE NGA FORMIMI I KËSHILLIT NDËRKOMBËTAR TE ARKIVAVE

Në Arkivin Kombëtar të Francës solemnisht u shënua 9 qershori - Dita Ndërkombëtare e Arkivave dhe arkivistëve, si dhe Jubileu - 75 vjetori i formimin të Këshillit Ndërkombëtar të Arkivave, me seli në Paris, e cila është organizata botërore më domethënëse dhe masive e këtij lloji. Në akademinë formale dhe në tryezën e rrumbullakët për kuptimin dhe funksionimin e Këshillit Ndërkombëtar të Arkivave, fjalen e patën: presidentja e ICA, Zhose Kirp, drejtori i Arkivit Kombëtar të Francës, Brunë Rishar, drejtori i Arkivave dhe Biblotekave të UNESCO-s, Adama Pam, si dhe drejtorë dhe zyrtarë të tjerë të lartë të arkivave nga e gjithë bota.

,,Arkivi Shtetëror i Maqedonisë së Veriut ka krijuar marrëdhënie të mira me shumë arkiva dhe shfrytëzon përvojat e tyre dhe ndjek zhvillimin tekologjik të shkencës arkivore. Në shënimin e javës Ndërkombëtare të Arkivave merr pjesë aktive edhe Arkivi Shtetëror, duke organizuar ekspozita me dokumente historike për ngjarje dhe persona të rëndësishëm. Ju falënderoj për pjesëmarrjen tonë në aktivitet e deritanishme me shpresë për bashkëpunim të mëtutjeshëm të suksesshëm me këtë organizate më të rëndësishme botërore në fushën e studimeve arkivore'' - theksoi ndër të tjera drejtori i Arkivit Shtetëror dr. Emil Krsteski.

1
2 2

Postimet e fundit