Me ndezjen tradicionale të zjarrit poetik dhe interpretimin e këngës "T'ga za jug", në Strugë për të 32-herë filloi manifestimi ndërkombëtar - "Mbrëmjet Strugane të poezisë" - të cilin e hapi ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska. Në mbrëmjen e parë të quajtur: "Meridianët poetikë", u prezantuan 25 poetë nga bota dhe nga RV e Maqedonisë, ndërsa nesër në program do të jetë portreti poetik i fituesit të çmimit "Kurora e Artë", Vllada Uroeviq. Në kuadër të Mbrëmjeve Strugane të poezisë do të mbahet manifestim festiv me rastin e jubileut - 100 vjet nga lindja e poetit Aco Shopov dhe do të mbahet portretet i fituesit të çmimit: "Urat e Strugës", Gavin Bradlin dhe fituesit të çmimit "Vëllezërit Milladinovci", Dimitar Bashevski.
“Arkivi Shtetëror është pjesë e pandashme e Mbrëmjeve të Poezisë strugane e cila ruan dhe digjitalizon gjithë arkivin e këtij manifestimi kulturor botëror dhe është një proces bashkëpunimi që do të vazhdojë”, deklaroi drejtori i Arkivit Shtetëror, Dr. Emil Krsteski.

