Në prag të festës kombëtare 8 Shtator - Ditës së Pavarësisë, sot Njësia i Arkivit Shtetëror - Veles prezanton ekspozitën digjitale kushtuar 140 vjetorit të lindjes së Panko Brashnarov (1883-1951), dëshmitarit të dy Ilindenëve dhe një luftëtar i palëkundur për idealet kombëtare. Në manifestimin e mbajtur në Bibliotekën Lokale "Goce Dellçev" folën autorja e ekspozitës, dr. Jasmina Damjanovska, udhëheqëse e Njësisë për botim të materialit arkivor në Arkivin Shtetëror dhe Snezhana Boshevska, drejtore e bibliotekës.
Krijimi i ekspozitës ka për qëllim t'u kujtojë brezave të sotëm jetën dhe veprën e Panko Brashnarov nga Velesi, delegatit më të vjetër në seancën e parë të ASNOM-it. Me njoftim paraprak në bibliotekë, ekspozitën mund ta shikojnë grupe të organizuara studentësh dhe qytetarësh.