Në periudhën nga 17 deri më 23 shtator të vitit 2023, zëvendës drejtori i Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut prof.dr. Muzafer Bislimi së bashku me u.d. udhëheqëse e Sektorit për rregullim dhe përpunim Lili Savatiq dhe udhëheqësja e Njësisë për përkthim dhe lektorim m.r. Irfete Ibraimi, realizuan një qëndrim hulumtues shkencor në Arkivin Shtetëror në Arkivin të Kroacisë. Gjatë qëndrimit pati një takim me drejtorin e Arkivit Shtetëror të Kroacisë Dinko Çutura, gjatë të cilit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit të mëtejshëm dhe mundësitë për realizimin e projekteve të përbashkëta.

Qëllimi i qëndrimit hulumtues ishte hulumtimi i fondit "Goli Otok", gjegjësisht dosjeve të të burgosurve të atij burgu famëkeq, gjetja e dosjeve të personave me origjinë nga Maqedonia që kanë vuajtur dënimin në atë burg. HDA në këtë fond ka mbi 15.000 dosje të njerëzve nga e gjithë ish RSFJ (Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë), dhe janë ndarë mbi 800 dosje për të cilat sipas emrave të personave supozohet se janë nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe është bërë një listë e veçantë. Gjatë këtij qëndrimi u kopjuan dhe u morën rreth 20 dosje me rreth 500 faqe, të cilat do t'i dorëzohen Depos ASHRMV dhe do të jenë në dispozicion për përdorim sipas ligjeve tona dhe kroate. Gjithashtu, lista me rreth 800 emra do të dorëzohen në ASHRMV, e cila mund të përdoret për informim.

Gjatë qëndrimit në Kroaci, delegacioni i ASHRMV zhvilloi një takim me ambasadorin e RMV në Zagreb, prof. dr. Milaim Fetahu, i cili shprehu gatishmërinë për të mbështetur dhe ndihmuar çdo iniciativë të ASHRMV për projekte të përbashkëta me institucionet në Kroaci, por edhe me diasporën tonë në Kroaci.
