Më 7 nëntorë 2023, Arkivin Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut e vizituan një grup nxënësish të klasës së nëntë, nga shkolla fillore “Rametulla Ameti” nga fshati Çiflik-Zhelinë, Tetovë, të shoqëruar nga profesori lëndor i Historisë, Nagip Velia. Vizita ishte pjesë e kurrikulës së Historisë dhe kishte për qëllim njohjen me institucionet shtetërore. Prezantimi nisi nga salla e punës në Njësinë e rregullimit dhe përpunimit të materialit arkivore, ku studentët patën mundësinë të njihen me rolin dhe rëndësinë e Arkivit Shtetëror si dhe me veprimtarinë arkivore. Nxënësit u njohën me proceset e punës në renditjen dhe përpunimin e dokumenteve, u njohën me metodën e kërkimit duke vizituar bibliotekën dhe sallën e leximit, me periudhën osmane duke parë dokumente të asaj periudhe si dhe me Njësinë e konservimit. , duke shpjeguar rëndësinë e mbrojtjes së dokumenteve për të siguruar jetëgjatësinë e tyre. Vizita u mbyll me shqyrtimin e dokumenteve dhe publikimeve të ekspozuara në arkiv.
REAGIMI NDAJ KONFERENCES PER SHTYP TE PARTISE POLITIKE "LEVICA"
Revizioni do të përgjigjet se si është drejtuar Arkivi Shtetëror gjatë periudhës së kaluar