Mbajtja e Konventës së 31-të të Qendrës Ndërkombëtare të Kërkimeve Arkivore (ICARUS) nga 8 deri më 10 nëntor 2023, në Shkup dhe Ohër, paraqet ngjarjen më domethënëse për Arkivin Shtetëror dhe në fushën e veprimtarisë arkivore që është mbajtur në vendi deri tani. Iniciativa për mbajtjen e manifestimit u dha nga drejtori i Arkivit Shtetëror, dr. Emil Krsteski, në Konventën e 30-të të IKARUS, të mbajtur në Holandë në maj 2023, dhe Bordi Ekzekutiv i IKARUS pranoi propozimin që Arkivi Shtetëror të jetë nikoqir i Konventës se ardhshme në takimin e majit në Vjenë. Tema "Trashëgimia e përbashkët arkivore - mbrojtja, qasja dhe digjitalizimi" ishte tema e Konventës, e cila u mbajt në Muzeun e Luftës së Maqedonisë IK - Shkup dhe Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, ndërsa në ditën e tretë u zhvillua vizita në qytetin e Ohrit dhe monumentet e tij.
72 pjesëmarrës nga 15 vende shpallën praninë e tyre në Konventë: Gjermania, Serbia, Malta, Republika Çeke, Bosnja dhe Hercegovina, Spanja, Hungaria, Mali i Zi, Kroacia, Austria, Moldavia, Holanda, Estonia, Rumania, Izraeli. Arkivistët e pranishëm dhe ekspertët e fushave përkatëse u nderuan me praninë e z. Çarls Farugjia, kryetar i Degës Rajonale Evropiane (EURBICA) të Këshillit Ndërkombëtar të Arkivave dhe znj. Birgit Kirbal, kryetare e IKARUS. Në kuadër të sesioneve gjatë dy ditëve, 22 prezantues prezantuan punime profesionale me tituj të ndryshëm nga shkenca arkivore, të cilat përmbanin pikëpamje, përvoja dhe dilema të arkivistëve dhe nxitën diskutime konstruktive të dobishme për procesin e punës në institucionet arkivore.
Ngjarja u sponsorizua nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, IK Muzeu i Luftës Maqedonase, ASHAM, shtypshkronja "Magnasken" nga Shkupi, kafe bar "Aquarius" dhe restorant "Ana Marija" nga Ohri, DOO "Trevis" nga Republika e Serbisë.
Drejtori i Arkivi Shtetëror ,dr.Emil Krsteski dërgoi letër falenderimi deri te Qeveria RMV-së ,udhëheqësve të ASHАM dhe deri te Muzeu i Luftës Maqedonase