IMG-20231128-WA0008

Vizitë pune në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve

Më 28.11.2023, në ambientet e Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, u mbajt takim pune në mes të drejtorit të Arkivit Shtetëror RMV-së dr. Emil Krsteski, i shoqëruar nga zëvendësdrejtori prof. dr. Muzafer Bislimi, udhëheqësja e Njësisë të përkthimit dhe lektorimit, mr. Irfete Ibraimi, me drejtorin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve Skënder Asani. Në takim përfaqësuesit e dy institucioneve diskutuan për projektet e përbashkëta dhe iniciativën për nënshkrimin e Memorandumit për bashkëpunim të ndërsjellë. Në shenjë bashkëpunimi ndërinstitucional mes dy institucioneve, Arkivi Shtetëror i dhuroi Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve 110 kopje botimesh.  

Postimet e fundit