Sot për vizitë në Arkivin Shtetëror ishin z. Brajan Kolodijçek, drejtor i Qendrës së Misionareve të Bamirësisë “Nënë Tereza” të San Diegos, SHBA, i cili drejton një ekip kërkimor mbi karakterin dhe veprën e Shën Nënë Terezës. Në kuadër të vizitës u realizua takim pune me drejtorin mr. Hrista Najdanov, udhëheqësen e Sektorit, Svetllana Usprcova dhe udhëheqësen e Njësisë - Shkup, Tatjana Aleksovska-Sapunxhioska, ku u diskutua për mundësi të ndryshme për bashkëpunime në të ardhmen dhe koncepte për kërkime të mëtejshme të aktiviteteve hulumtuese në Arkivin Shtetëror.
Organizata Joqeveritare Qendra ''Nënë Tereza'' (https://www.motherteresa.org/) së bashku me Institutin Nënë Tereza, ndër shumë aktivitete të tjera, promovojnë jetën dhe veprën e shenjtores duke përgatitur dhe botuar dorëshkrime dhe materiale origjinale të saj. Deri më tani janë botuar tre botime dhe i katërti, biografia e Nënë Terezës, është në përgatitje e sipër. Për këtë arsye, një ekip hulumtues nga Qendra aktualisht është në vizitë në qytetin e lindjes të Nënë Terezës me mision që të marrë sa më shumë informacion për të.