THIRRJE PËR DORËZIM TË TEKSTEVE PËR REVISTEN '' ARKIVISTI I MAQEDONISË'' NR. 35-36

Arkivi Shtetëror shpall thirrje për dorëzim të teksteve (bashkangjitjeve) për dy numrat e ri të revistës ndërkombëtare shkencore “Arkivisti i Maqedonisë” nr. 35-36, në të cilën botohen punime për teorinë dhe praktikën arkivore, punime për teorinë dhe metodologjinë e studimit dhe përdorimit të burimeve të shkruara historike, paraqitjen e fondeve nga Arkivi Shtetëror dhe arkivave tjera, artikuj me përmbajtje historike, bibliografi, kujtime etj.

Ky numër I dyfisht do të publikohet në vitin 2024.

Punimet duhet të jenë të shkruara në gjuhën maqedonase ose në një nga gjuhët botërore (angleze, franceze, gjermane dhe ruse). Abstrakti duhet të jetë I shkruar në gjuhë maqedonase dhe angleze, pavarësisht nga gjuha e artikullit. Bordi redaktues I revistës “Arkivisti i Maqedonisë” ju fton që punimet tuaja ti dorëzoni në adresën elektronike makedonski.arkivist@arhiv.gov.mk jo më vonë se 20 maj të vitit 2024. Afati I përcaktuar duhet të respektohet nga autorët dhe Bordi redaktues do ti njoftojë deri me datë 17 qershor 2024lidhur me pranimim e punimit të dorëzuar dhe për çdo punim të pranuar do të caktojë recensues, I cili në mënyrë anonime do ta recenzojë.

Gjatë shkrimit të punimit duhet të zbatohen udhëzimet nga Udhëzuesi për përgatitjen e teksteve në revistën “Arkivisti i Maqedonisë”, të cilën mund ta gjeni në webfaqen e Arkivit Shtetëror.

Autorët e interesuar për informata shtesë dhe konsultime mund të kontaktojnë në adresën elektronike makedonski.arkivist@arhiv.gov.mk

Линк кој води до Упатството за подготовка на текстови https://arhiv.mk/makedonski-arhivist/

за доставување текстови за списанието „Македонски архивист бр.35 36 page 0001

Postimet e fundit