Festa shtetërore 23 tetori - Dita e Luftës revolucionare Maqedonase i përket datave historike të këmbëguljes së popullit maqedonas dhe të gjithë popujve që jetuan në Maqedoninë osmane në përpjekjet e tyre për të arritur shtetësinë. Pjekuria kombëtare dhe përpjekja për drejtësi dhe barazi sociale janë etapa që të çojnë drejt shtetësisë si konfirmim i denjësisë së një kombi për t'u numëruar ndër kombet evropiane që kanë fituar shtetin e tyre.
Intelektualët maqedonas nga fundi i shekullit 19-të Ivan Haxhi Nikollov, Petar Pop Arsov, Hristo Tatarçev, Hristo Batanxhiev, Andon Dimitrov dhe Dame Gruev ishin forca shtyese ideologjike dhe hodhën themelet e luftës revolucionare maqedonase. Ajo luftë kaloi nëpër kriza dhe sfida, por me intensitetin dhe qëndrueshmërinë e saj solli KAÇPM në vitin 1944.
Për ne sot si shoqëri multikulturore dhe multikonfesionale është domethënëse që themeluesit e Organizatës Revolucionare Maqedonase panë bashkimin e popullatës pavarësisht nga përkatësia fetare dhe kombëtare. Gjeneratat e ardhshme do të kenë gjithmonë mundësinë të mësojnë nga vizioni i themeluesëve të ORM-së për bashkim që do të çojë në realizimin e idealeve moderne kombëtare.
Urime festa e 23 Tetorit - Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase.