Me ftesë të drejtorit të Arkivit Shtetëror Kroat, dr. Dinko Çutura, dr. Natasha Kotllar-Trajkova, drejtor i Arkivit Shtetëror, më 29 tetor 2024, në Zagreb, morën pjesë në Takimin e drejtorëve të Arkivave Shtetërore-sukcesor të ish RSFJ-së, në lidhje me zbatimin e Aneksit D të Marrëveshjes për Sukcesion, i cili i referohet trashëgimisë së përbashkët arkivore të ish RSFJ-së.
Në takim morën pjesë edhe përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Ministria e Kulturës së Republikës së Kroacisë, përfaqësues nga Arkivi i Jugosllavisë, Arkivi i Republikës së Sllovenisë dhe Arkivi i Bosnje-Hercegovinës.
Zbatimi i Aneksit D të Marrëveshjes së Sukcesionit është i një rëndësie të veçantë për historinë e Maqedonisë, sepse përmes këtij procesi pritet që të merren kopje dhe origjinale të dokumenteve arkivore që janë me rëndësi të madhe për vendin tonë.
Jashtë kuadrit të këtij takimi, dr. Natasha Kotllar-Trajkova pati mundësinë për takime bilaterale me drejtorët e arkivave shtetërore nga ish-RSFJ.