Para përfundimit të vitit shkollor, nxënësit e klasës së pestë nga SHF “Kuzman Josifovski – Pitu”, Komuna Kisella Vodë, së bashku me mësuesen Aleksandra Qurçievska, vizituan Arkivin Shtetëror në kuadër të përmbajtjeve mësimore nga lënda Historia dhe Shoqëria. Gjatë vizitës edukative, nëpërmjet një qasjeje interaktive, nxënësve iu përcollën njohuri teorike për dokumentet dhe fotografitë si burime për të kaluarën e njeriut, shoqërisë dhe shteteve. Ata patën mundësinë të mësojnë më shumë për funksionimin e bibliotekës arkivore dhe përdorimin e librave, si dhe të shohin nga afër ekspozitën e përhershme “Maqedonia nëpër shekuj”.
Zëvendësdrejtori, mr. Dimitar Bogeski, i priti nxënësit në kabinetin e tij, ku bashkë biseduan për institucionin e Arkivit, i cili ka për detyrë të kujdeset për ruajtjen e kujtesës për të kaluarën. Si pjesë e traditës, u realizua një fotografi e përbashkët, e cila do të dëshmojë për hapjen dhe qasjen miqësore të Arkivit.




