2

Përgjigje e koordinuar institucionale ndaj kërkesave të emigrantëve

Interesat dhe kërkesat e emigrantëve përpara institucioneve të Maqedonisë janë po aq të rëndësishme sa edhe ato të qytetarëve që jetojnë në mënyrë të përhershme në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Duke u nisur nga iniciativa e dorëzuar nga Organizata e Bashkuar Maqedonase (ОBM) në Arkivin Shtetëror, dje u mbajt një takim koordinues ndërinstitucional. Në këtë takim morën pjesë: drejtoresha e Arkivit Shtetëror, prof. dr. Natasha Kotllar-Trajkova; Erhan Ademi nga Drejtoria për Evidencën e Gjendjes Civile; Goran Angjelov nga Agjencia për Emigracionin dhe Gordan Jordanov, drejtor i ОBM për Republikën e Maqedonisë. Takimi u thirr nga drejtoresha e Arkivit Shtetëror.

Nisma e OBM-së ka për qëllim krijimin e një procedure efikase për t’u përgjigjur kërkesave të emigrantëve për të marrë të dhëna mbi paraardhësit e tyre me origjinë nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Për momentin, kjo çështje është në kompetencë të Drejtorisë për Udhëheqjen e Regjistrave Amë. Qëllimi i takimit ishte të hartohen udhëzime për informimin e drejtë të emigrantëve, të sigurohet koordinimi mes tre institucioneve në këtë drejtim me theks të veçantë në përcaktimin e kompetencave përkatëse, si dhe të shqyrtohen zgjidhje kreative për thjeshtimin e procedurave.

Gjatë takimit u diskutua për nisjen e projekteve për digjitalizim, me mbështetje të mundshme nga OBM. Agjencia për Emigracionin do të shërbejë si urë lidhëse ndërmjet institucioneve maqedonase përkatëse dhe organizatave të emigrantëve, për të përcjellë të gjitha informacionet e reja që lidhen me procedurat për marrjen e të dhënave mbi paraardhësit e emigrantëve. Të tre institucionet do të informojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe në kohë të duhur për rezultatet e këtij bashkëpunimi.

3 1

Postimet e fundit