IMG_1831

Arkivi Shtetëror me pjesëmarjen e tij në shënimin e 30-vjetorit të marrëdhënieve maqedono-rumune

            Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe veprimtaria kulturore-arsimore e Arkivit Shtetëror nënkupton shënimin e datave me rëndësi nga marrëdhëniet diplomatike të Republikës së pavarur së Maqedonisë së Veriut. Për këtë qëllim, dje Arkivin Shtetëror e vizituan Shkëlqesia e saj, Adela Monika Aksinte, ambasadore e Rumanisë, si dhe zëvendës-ambasadorja Veronica Ciolka, me ç’rast zhvilluan një takim pune me drejtoreshën e Arkivit Shtetëror, prof. dr. Natasha Kotllar-Trajkova, me udhëheqësen e Sektorit për kërkime, bashkëpunim ndërkombëtar e vendor dhe botimin e materialit arkivor, Svetllana Usprcova, si dhe me udhëheqësin e njësisë për kërkime, bashkëpunim ndërkombëtar e vendor, mr. Marjan Gijovski.
              Tema e takimit të punës ishte vendosja e ekspozitës “Beyond Yesterday” të profesorit dhe antropologut rumun, Konstantin D. Konstantin nga Universiteti i Bukureshtit, mikpritës i së cilës në Shkup do të jetë Arkivi Shtetëror. Ekspozita ka lindur si rezultat i misionit kërkimor të profesorit Konstantin nëpër fshatrat e Ballkanit, duke ndjekur gjurmët studimore të vëllezërve Manaki. Për ekspozitën janë përdorur edhe fotografi nga fondi “Vëllezërit Manaki”, që ruhet në Arkivin Shtetëror – Njësinë e Manastirit. Arkivi Shtetëror dhe Ambasada e Rumanisë e organizojnë së bashku këtë ngjarje, në bashkëpunim me IK Galeria Kombëtare. Hapja solemne e ekspozitës është pjesë e shënimit të 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve. Së shpejti, qytetarët do të informohen për të gjitha detajet rreth hapjes së ekspozitës, e cila ka edhe faqen e saj zyrtare në internet. https://beyondyesterday.org/over-time/.
            Shkëlqesia e saj, Adela Monika Aksinte, u informua gjithashtu për bashkëpunimin mes Arkivit Shtetëror dhe Arkivit Kombëtar të Rumanisë, si dhe për mundësitë e zhvillimit të aktiviteteve kërkimore-shkencore për studimin e lidhjeve historike.

IMG 1831
IMG 1834

Postimet e fundit