IMG_2540

Arkivi Shtetëror në ngjarjen e ndarjes së certifikatave për mentorët në arsimin profesional

Drejtori i Arkivit Shtetëror, z. Dimitar Bogeski, sot mori pjesë dhe mbajti një fjalim në ceremoninë e ndarjes së certifikatave për mentorët e përfshirë në mësimin praktik të nxënësve nga shkollat profesionale. Ngjarja, e organizuar me mbështetjen e Qendrës për Zhvillimin e Arsimit Profesional dhe UNICEF-it, ishte e dedikuar për avancimin e mësimdhënies praktike, shkëmbimin e përvojave të mira dhe vlerësimin e rolit të mentorëve në procesin e të nxënit përmes punës.

Në fjalën e tij, drejtori Bogeski theksoi angazhimin e Arkivit Shtetëror që të mbetet plotësisht i hapur për bashkëpunim me shkollat profesionale, duke u ofruar nxënësve një ambient të sigurt, profesional dhe të strukturuar ku ata mund të zhvillojnë aftësi dhe kompetenca reale.

Ai theksoi se Arkivi prej disa vitesh e mbështet aktivisht modelin e të nxënit përmes punës, duke u mundësuar një numri të madh nxënësish të njihen nga afër me proceset arkivore, punën profesionale dhe rëndësinë e ruajtjes së dokumentacionit historik., digjitalizimin e dokumenteve dhe menaxhimin e memorjes institucionale.

“Investimi në të rinjtë përfaqëson investim në forcën punëtore të së ardhmes, në zhvillimin e profesionistëve të rinj dhe në forcimin e shërbimeve publike me gjenerata të reja që e kuptojnë rëndësinë e dokumentacionit, transparencës dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore e historike”, theksoi Bogeski.

Në fund, ai shprehu mirënjohje të veçantë për mentorët e Arkivit Shtetëror dhe për të gjitha institucionet që morën pjesë në program, duke theksuar se puna e tyre është me rëndësi të jashtëzakonshme për trajnimin cilësor praktik dhe zhvillimin profesional të të rinjve.

c13a56ed 1e0e 4644 998d 50ca71335010

Postimet e fundit