1000017459

I zgjidhëm sfidat më urgjente me të cilat përballet institucioni, ndërsa punonjësit janë themeli i Arkivit Shtetëror.

Dje, në Arkivin Shtetëror u mbajt kolegjiumi, ku me transparencë të plotë dhe me angazhim maksimal u shqyrtuan sfidat më urgjente me të cilat përballet institucioni – probleme që prej vitesh nuk kanë gjetur zgjidhje sistematike. U theksua se të gjithë punonjësit, së bashku me njësitë rajonale, janë pjesë e pandashme e procesit të gjetjes së zgjidhjeve. Përmes përkushtimit të përbashkët, profesionalizmit dhe punës ekipore, po vendosen hapa të qartë për tejkalimin e gjendjes aktuale dhe për përmirësimin e funksionimit të institucionit. U përcoll një mesazh i fortë uniteti dhe besimi, me bindjen se Arkivi disponon njohuri, kapacitete dhe njerëz që dinë dhe munden. Me mbështetjen e të gjitha niveleve organizative, do të arrijmë të rikthejmë dinjitetin dhe reputacionin e Arkivit Shtetëror.

1000017459
1000017450
1000017454

Postimet e fundit