Drejtori i Arkivit Shtetëror, mr. Dimitar Bogeski, ishte i pranishëm në Shkollën Shtetërore për Fëmijë dhe të Rinj me Dëmtime të Shikimit „Dimitar Vlahov“ – Shkup, ku ndoqi shfaqjen teatrore „Çfarë është lumturia?“. Me shumë dashuri, sinqeritet dhe pastërti fëmijërore, aktorët e rinj përcollën një mesazh të fuqishëm se lumturia nuk shihet me sy, por ndjehet me zemër. Buzëqeshjet, emocionet dhe ngrohtësia që ndanë me publikun ishin një kujtesë e vërtetë e humanizmit, empatisë dhe mirësisë njerëzore. Ky aktivitet la një përshtypje të thellë dhe edhe një herë tregoi se pikërisht fëmijët, me sinqeritetin dhe guximin e tyre, na mësojnë vlerat më të rëndësishme të jetës.






