Drejtori i Institutit të Historisë Kombëtare (IHK), dr. Mitko Panov, realizoi një vizitë pune te drejtori i Arkivit Shtetëror, z. Dimitar Bogeski, MA. Gjatë takimit u shqyrtuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, forcimin e kapaciteteve të të dy institucioneve dhe realizimin e projekteve të përbashkëta me interes të ndërsjellë. U theksua potenciali i madh që zotërojnë Instituti i Historisë Kombëtare dhe Arkivi Shtetëror, si dhe nevoja që ky potencial të shfrytëzohet maksimalisht në drejtim të punës shkencore-hulumtuese, mbrojtjes së trashëgimisë arkivore dhe rritjes së qasjes së saj për publikun. Të dy institucionet theksuan hapjen e tyre ndaj publikut dhe gatishmërinë për bashkëpunim intensiv përmes iniciativave dhe projekteve konkrete.
