Korica-Prirachnik_za-Web

Është publikuar manuali për edukim arkivor

Duke ndjekur përkushtimin për zhvillimin e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e arkivave tek brezat më të rinj, Arkivi Shtetëror së fundmi publikoi manualin “Arkivi – porta drejt historisë (edukim arkivor)”, nga autorët Nazmije Kurtish, mr. Biljana Krstevska dhe mr. Marjan Gijovski. Ky është manuali i parë i këtij lloji, i cili përmes një qasjeje të përshtatshme metodologjike dhe ilustrimeve, paraqet veprimtarinë e Arkivit Shtetëror dhe përgjegjësitë e arkivistëve në kohët e sotme. Arkivat janë qendra ku më të rinjtë ndërtojnë marrëdhënien e tyre me të kaluarën kulturore dhe historike, si dhe janë një thesar i çmuar dijesh.
            Obligimi ynë është të nxisim pranimin dhe interesimin për profesionin e arkivistit tek nxënësit, pasi trashëgimia dokumentare përbën themelin e shtetit.

            Botues i manualit është mr. Dimitar Bogeski, drejtor i Arkivit Shtetëror, ndërsa redaktor është dr. Vasko Dukmeџiev. si dhe recensent mr. Ljupka Andov.

Korica Prirachnik za Web

Postimet e fundit