Arkivi Shtetëror në mënyrë aktive kontribuon në zbulimin e fakteve të reja për historinë e Maqedonisë dhe popullit maqedonas.
Sot, në hapësirat e Muzeut të rajonit të Tetovës në Tetovë, u promovua botimi „Letrat nga Ljubomir Miletiç drejtuar Afanasij M. Selishçev – historia e një mistifikimi“, nga autorët doc. dr. Branislav Svetozareviq dhe Dragan Jaçkoski, në botim të Arkivit Shtetëror.
Promovimin e hapi drejtori i Arkivit Shtetëror, mr. Dimitar Bogeski, duke theksuar rëndësinë e hulumtimeve shkencore të bazuara në material autentik arkivor.
Në ngjarje u theksua se botimi zbulon një fond të pasur arkivor që do të shërbejë për hulumtime të mëtejshme në fushën e linguistikës dhe historisë së letërsisë.
Arkivi Shtetëror mbetet i përkushtuar ndaj të vërtetës shkencore dhe ndaj afirmimit të trashëgimisë arkivore si themel i shkencës historike.





